Kartela bankare, Foto: Pixabay

Qytetares iu keqpërdorën rreth 20 mijë euro me blerje online

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë keqpërdorur rreth 20 mijë euro nga llogaria e saj bankare.

Ajo ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur paratë duke kryer blerje online.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më 18 maj, rreth orës 01:20 dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Rasti është iniciuar si mashtrim.