Qytetarë me autobusë të organizuar, nisen drejtë Serbisë për vaksinim

Disa autobusë me qytetarë nga veriu i Mitrovicës në mënyrë të organizuar janë nisur drejtë Serbisë për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

KALLXO.com mëson se organizimi i shkuarjes në Serbi gjatë ditës së djeshme është bërë nga stafi mjekësor në veri nën përkujdesje të organizimit për rregullim të trafikut nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar edhe disa fotografi, ku shihen autobusët, stafi mjekësor e madje edhe zyrtar policor të cilët gjenden në vendin ku është bërë edhe nisja për në Serbi.

Gjithashtu KALLXO.com në lidhje me këto ngjarje në veri kishte kërkuar edhe një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.