Quni- Vuçiqit: Nuk jemi të interesuar për luftë, por mos e harroni ferrin e Koshares!
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi një konflikt të mundshëm me Kosovën.
Quni përmes një postimi në Facebook tha se Kosova nuk është e interesuar për luftë dhe se sipas tij, duam të jetojmë në paqe.
“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë”, ka shkruar Quni.
Ai tutje ka thënë se “Mos e harroni ferrin e Koshares!”.
Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se zgjidhja me Kosovën duhet të arrihet sa më herët përmes dialogut ose mund të ndodhë ndonjë konflikt i mundshëm.
Për këtë , ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe u.d presidentja, Vjosa Osmani, të cilët kërkuan reagim nga ana e BE dhe NATO-s.