Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Quni: Komuna do të punojë më shumë në vetëdijesimin e qytetarëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni, ka deklaruar se duhet të punohet më shumë në vetëdijesimin e qytetarëve.

Po ashtu, Quni ka thënë se përveç vetëdijesimit, komuna duhet të kujdeset edhe për bizneset.

“Autoritetet e komunës kanë mundësi dhe kapacitete që të zgjerojë me informacione për COVID-19 se vaksinimi është në të mirë të tyre. Gjithmonë duhet të kujdesemi edhe për aktivitetet ekonomike”, ka deklaruar Quni.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.