Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Quni: Jap dorëheqje nëse më ngritet aktakuzë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni i është përgjigjur pyetjeve të shkurtra të Jeta Xharrës.

Ai ka treguar se kush po ia financon fushatën, a do të jap dorëheqje nëse i ngritet aktaluzë, cili do të jetë vendimi i parë nëse merr mandatin e kryetarit, dhe ç ështje të tjera.

Jeta Xharra: Kush po ua financon fushatën? Me mjete vetanake.

Anton Quni: Të gjithë me mjete vetanake

Jeta Xharra: A jepni dorëheqje nëse ju ngrisin aktakuzë?

Anton Quni: Po, menjëherë.

Jeta Xharra: A i shkarkoni drejtorët e komunës nëse ju ngritet aktakuzë?

Anton Quni:  Natyrisht.

Jeta Xharra: Kur do t’a publikoni listën e uzurpatorëve të pronave komunale?

Anton Quni: Po, sa t’ma sjellin në tavolinë

Jeta Xharra: A do t’a vendosni kriter të plotë që drejtorët e shkollave të jenë apolitik? Anton Quni: Apolitik

Jeta Xharra: A do të nisni procedura disiplinore për zyrtarët e komunës për të cilët raporti i auditorit ka gjetur shkelje?

Anton Quni: Po.

Jeta Xharra: Cili do jetë vendimi i parë që keni me e marrë si kryetar i komunës? Ngritja e stafit profesional

Jeta Xharra: A vjen në debat nëse i fitoni zgjedhjet?

Anton Quni: Po.