Foto arkiv: Protesat e qumshtarëve para qeverisë

Qumështarët shohin hair nga rritja e çmimit të vajit të palmës

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka njoftuar se rritja e çmimit të vajit të palmës, ka ndikuar në rritjen e kërkesave vendore për përpunim të qumështit.

Sipas shoqatës, kjo po ashtu ka ndikuar që të zbrazen stoqet në fabrikat e përpunimit.

“Rritja e çmimit të vajit të palmës në masën prej 60%, ka ndikuar që të rritet kërkesa e përpunuesve vendor për qumësht të fermave vendor. Gjithashtu kjo ka bërë të mundur zbrazjen e stoqeve në fabrikat e përpunimit. Ka shumë kohë që shoqatat e qumështit, kanë kërkuar ndërmarrjen e masave mbrojtëse kundër dëmeve në industri, si pasojë e prodhimeve me vaj palme, qumësht pluhur, hirrë dhe proteina të importuara nga Kina. Ky efekt sado simbolik dhe ndoshta i përkohshëm, do të duhej të ishte shembulli më i mirë për të nxjerrë përfundimet e duhura dhe shumë të nevojshme”, thuhet në komunikatën e shoqatës.