Qosja e cilëson Edi Ramën si politikanin më të suksesshën në 30 vitet e fundit

Historiani e kritiku letrar, Rexhep Qosja është nderuar sot me “Yllin e Mirënjohjes Publike” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Duke ngritur lartë vlerat e tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dhuroi yllin e mirënjohjes publicistit Rexhep Qosja.

Për këtë mirënjohje Qosja thotë se ndihet i privilegjuar, ndërsa Ramën e ka cilësuar si njërin nga politikanët më të suksesshëm të Shqipërisë në 30 vitet e fundit.

“E ndjej vetën mirë dhe të privilegjuar që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më nderoi  këtu para jush me yllin e mirënjohjes publike me një simbol shumë domethënës për historinë dhe jetën tonë kombëtare. Kryeministri Edi Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm në Shqipëri në këto 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri”, tha Qosja pas pranimit të mirënjohjes.

Për Qosjen, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, nuk janë vetëm politikana por janë edhe intelektual.

“Albin Kurti është një prej intelektualëve që e shquan një cilësi e veçantë, duhet ta dëgjojmë dhe shikojmë në televizione kur paraqitet, duhet të dëgjojmë intervistat e tij… për të parë se Kurti ka një kujtesë të hatashme në të cilën janë të dhëna, shumë të dhëna, sa në një biblioteka mbi historitë e Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dhënat mbi krijimtarinë letrare… prej paraqitjes së tij edhe mundet të mësohet”, u shpreh tutje Qosja.

Ai i ka ftuar Ramën e Kurtin që të takohen më shpesh.

Sot gjatë ditës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Albin Kurti: Do rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, do kemi një sekretariat bashkëpunues