COVID-19

QMF-të dhe QKMF-ja që punojnë në ditët e festave në Prishtinë

Nga fillimi i vitit 2020 në ditë të festave zyrtare në Komunën e Prishtinës punojnë vetëm katër Qendra të Mjekësisë Familjare dhe një Qendër Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Bujar Gashi, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

“QMF II, QMF IV, QMF V, QMF VI dhe QKMF. Këto janë qendrat që punojnë gjatë ditëve festive, që nga fillimi i vitit të kaluar”, ka thënë Gashi.

QKMF-ja që punon në ditët e festave është në rrugën “Fehmi Agani” nr. 20 në qendër, ndërsa QMF-të janë QMF II në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen  Kodra e Trimave, QMF IV në rrugën “Myrvete Maksuti”, QMF V në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Dardania dhe QMF VI në rrugën “Hyzri Talla” në lagjen Bregu i Diellit.