QMF ne lagjen 'Kalabria'

QMF në Prishtinë furnizohet me dy prej barërave më të kërkuar për trajtim të COVID-19

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës para disa ditëve ka blerë ilaqe për trajtim të virusit COVID-19.

Këtu bëjnë pjesë ilaçet që janë përshkruar më së shumti për pacientët që u prekën më virus.

Komuna ka blerë 100 mijë copë të dy prej antibiotikëve më të kërkuar.

Janë blerë rreth 80 mijë copë Ceftriaxone dhe 20 mijë copë të Ciprofloxacin 200mg amp.

Në kontratë thuhet se këto mjete do i mjaftojnë komunës për një periudhë prej tre muajve.

Bashkë me këto janë blerë edhe rreth 3 mijë copë të Fraxiparinës 0.3 amp (antikoagulant)

Këto ilaçe janë në dispozicion për pacientë që trajtohen në qendrën e mjekësisë në lagjen “Kalabria” e cila është shndërruar në qendër që trajton pacientët me COVID-19.

KALLXO.com para disa ditëve raportoi që në këtë qendër, shumë shpjet pritet të fillojë edhe kryerja e testit D-dimer, me anë të cilit bëhet e ditur gjendja e qarkullimit të gjakut ( në rast se pacienti ka trashje të gjakut), kjo e shprehur te shumë persona të prekur me COVID-19.