QKUK reagon për sulmin ndaj mjekut Bujar Gashi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka reaguar sot për sulmin ndaj mjekut Bujar Gashi nga një pacient.

Gashi është specializant i ortopedisë, dhe është sulmuar fizikisht nga një pacient në vendin e tij të punës, derisa po ofronte shërbime kujdestarie.

“SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin”, thuhet në reagimin e shërbimit spitalor.

Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka kërkuar hetim të shpejtë, duke theksuar se dhuna nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si mjet i shprehjes së pakënaqësive.