QKUK për herë të parë largon mitrën me laparoskopi

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë për herë të parë largimi i mitrës së bashku me vezore, me metoda moderne laparaskopike.

Pajisja e laparaskopit ka shërbyer për intervenim në disa raste të ndërlikuara, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më të sigurt punën e mjekëve.

Pas operacionit, pacientja ka qëndruar vetëm dy orë në dhomën e kujdesit intensiv, derisa pritet që të lirohet për në shtëpi brenda dy ditësh.