Spitali i Mitrovicës - Arkiv

QKUK: Objekti i ri i Pediatrisë në Mitrovicë do shfrytëzohet për pacientët me COVID-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se objekti i ri i Pediatrisë në Mitrovicë do shfrytëzohet për pacientët e dyshuar dhe diagnostifikuar me COVID-19.

Sipas njoftimit kjo ka ardhur si marrëveshje me donatorin “Nënë Tereza” nga Gjermania.

“Një marrëveshje me donatorin, shoqatën “Nënë Tereza”, nga Gjermania, objekti i ri i repartit të pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me COVID-19 nga Mitrovica,” thuhet në njoftim.

Tutje njoftimi thekson se kujdesin, mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
QKUK sot ka raportuar se janë 141 pacientë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në QKUK po trajtohen 141 raste me COVID-19