QKUK konfirmon vrasjen e gruas 35-vjeçare

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se sonte rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Përmes një njoftimi, QKUK bëri të ditur se organet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.

Tutje, në njoftim theksohet se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.

Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet.

Policia: Viktima në oborrin e QKUK-së është një grua rreth 35-vjeçare