QKUK-ja përfiton donacion 150 mijë euro paisje nga një organizatë suedeze

Organizata ‘Human Bridge’ nga Suedia ka dhuruar një donacion prej 150 mijë eurove paisje për Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Në dorëzim-pranimin e këtij donacioni, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sjediu, ka falënderuar përfaqësuesin e organizatës Human Bridge, Xhafer Balaj, duke e cilësuar si shumë të nevojshëm këtë donacion.

Ndërsa, Xhafer Balaj, tha se kjo organizatë u krijua në vitin 2001, përmes bashkimit të departamenteve të ndihmave të organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe zhvillimit në Suedi.

Në këtë donacion përfshihen shtretër, dyshekë, karrige pune dhe paisje të tjera ortopedike, përfshirë karroca lëvizëse dhe materiale të tjera të nevojshme për punë.