QKUK furnizohet me pemë dhe perime

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka nënshkuar një kontratë për furnizim me pemë dhe perime.

Kontrata në vlerë prej 98 mijë e 558 euro është nënshkruar dje më 31 mars.

Fitues i këtij tenderi është operatori ekonomik ‘Rinesa’ , kurse kohëzgjatja e kontratës është për 10 muaj.

Aktiviteti i prokurimit është iniciuar me 27 shkurt, ndërsa aplikimi për tender është hapur më 16 mars.  Në tenderin në fjalë kishin aplikuar 5 operatorë ekonomik, kurse operatori ‘Rinesa’ është zgjedhur si ofertuesi me çmimin më të lirë.