Ilustrim

QKUK flet për gjendjen e dy pacientëve që u therën me thikë në Ferizaj

Tre prej katër personave që u therën me thikë në Ferizaj, mbrëmjen e së hënës (11.11.2024), janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK). 

Vajza rreth 10-vjeçare që ishte viktimë e këtij sulmi me thikë, mbrëmë i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ndërsa sot (12.11.2024) gjendja e saj është stabile është konfirmuar nga QKUK-ja. Trajtim në mjekim intensiv po merr edhe një 29-vjeçar, viktimë e therjes me thikë nga një i dyshuar që është arrestuar. 

Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka ka thënë se gjendja e pacientëve është stabile.

“Janë dy pacientë të cilët vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në njësinë intensive, është një vajzë 10-vjeçare dhe një burrë 29-vjeçar. Që të dy është dashur që t’i nënshtrohen intervenimit kirurgjik  dhe të dy vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor këtu tek ne”- ka thënë Uka për KALLXO.com. 

“Lëndimet e tyre janë serioze, gjendja e përgjithshme e tyre prezentohet të jetë stabile, për momentin dhe mund të konfirmoj që tash gjendja e tyre  është relativisht stabile për momentin”- ka deklaruar Uka. 

Sipas Policisë, dy viktimat e mitura janë të komunitetit ashkali, ndërsa njëri prej burrave të lënduar është shtetas i Shqipërisë.

Ndryshe KALLXO.com dje, më 11.12.2024 ka raportuar se një person ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit në Ferizaj. 

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”. Sipas tij, rasti ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara.

KALLXO.com mëson se fillimisht, për shkak se i’u është përshtatur profilit të të dyshuarit, Policia kishte arrestuar një person tjetër, i cili më pas me aktvendim të prokurorit është liruar

Ndërkaq, Ii dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Ferizaj, është dorëzuar në Policinë e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (12.11.2024).62-vjeçari Fadil Islami dyshohet se dje, më 11.11.2024, ka sulmuar me thikë katër persona, dy vajza të mitura dhe dy burra, në tri lokacione të ndryshme në Ferizaj. 

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për sulmin me thikë në Ferizaj, Policia arrestoi personin e gabuar 

Në anën tjetër edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka urdhëruar ndalimin për 48 orë ndaj të personit  i cili dyshohet se kreu akt.

Prokuroria urdhëron ndalimin për 48 orë ndaj të dyshuarit për sulmin me thikë në Ferizaj