
Foto: Skender Telaku, Facebook
QKUK, 35-vjeçarit i nxirret ura e dhëmbëve që e përpiu aksidentalisht derisa ishte në gjumë
21.3.2023 - 20:05
Në Klinikën Gastroenterologjike të QKUK-së mjekët ia kanë nxjerrë një pacienti nga ezofagu kurorën e dhëmbëve, të cilën ai e kishte përbirë aksidentalisht derisa ka qenë duke fjetur.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Skender Telaku.
Sipas dr. Telakut, pacientit 35-vjeçar ura metalokeramike gjysmëcirkulare i është nxjerrë nga ezofagu me endoskop.
Ndërhyrja, sipas tij, ka shkuar pa kurrfarë problemi.
“Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi….” – ka shkruar dr. Telaku në profilin e tij në Facebook.