QKMF-së në Kaçanik i dhurohet një donacion me maska

Në këto ditë pandemie në Kosovë, shumë qytetarë në qytetet të ndryshme të vendit po dhurojnë ndihma, secili në mënyrën e vet.

Edhe Idriz Zeneli nga Komuna e Kaçanikut ka menduar tu dalë në ndihmë personelit shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Maskat e punuar nga vet ai, ka vendosur t’i dërgojë në këtë QKMF, thuhet në njoftimin e QKMF-së në Kaçanik.

Stafi shëndetësor në Kaçanik shprehin falënderoi për bashkëvendasin e tyre, thuhet tutje në njoftim.

Deri më tani në këtë komunë nuk ka të prekur nga virusi corona, ndërsa në përgjithësi në vend deri më tani janë 61 persona të prekur nga ky virus.

Të gjithë personat e prekur po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë, ndërsa sot kanë nisur masat e kufizimit të lëvizjeve për qytetarët.