QKMF-së në Fushë Kosovë nuk i ruhen të dhënat e qytetarëve të testuar për COVID-19 më 29 gusht

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se disa qytetarëve të testuar me teste rapide për COVID-19 në QKMF, më datë 29 gusht, nuk u janë ruajtur të dhënat në sistem.

Numri personal, numri i telefonit dhe profesioni janë të dhënat që mungojnë.

Nga kjo komunë kanë lutur qytetarët e testuar më këtë datë të lajmërohen tek inspektori sanitar, Blerim Berisha si dhe drejtori i QKMF-së, Osman Maxhera, për mbushjen e formularëve më të dhëna.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarët që janë testuar me teste rapide të SARS COV-2 në QKMF Fushë-Kosovë me datën 29.08.2021 *

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

QKMF “Fatmir Krasniqi”

Njoftim

Për shkaqe teknike, disa nga të dhënat e qytetarëve të cilët me datën 29.08.2021 janë testuar me teste rapide të SARS COV-2 në QMF në Fushë Kosovë, nuk janë ruajtur në kompjuterin që është përdorur për këtë qëllim. Në protokollet e pacientëve i kemi emrat, vitin e lindjes, vendbanimin dhe rezultatet e testeve të gjithë pacientëve te testuar, mirëpo për plotësimin e formularit të raportimit na nevojiten edhe këto të dhëna:

Numri personal

Numri i telefonit dhe

Profesioni

Andaj luten të gjithë qytetarët të cilët i kanë kryer testet me datën 29.08.2021, në QMF në Fushë Kosovë, të lajmërohen në telefonin e Inspektorit sanitar z.Blerim Berisha, 044/ 276 – 205, dr. Osman Maxhera, 044/ 312 – 355 , në telefonin kujdestar 038/ 535 – 879 ose edhe drejtpërdrejtë në qendrën ku jeni testuar.

Grumbullimi i këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm. Duke ju lutur për mirëkuptim, paraprakisht ju falënderohem për bashkëpunimin.

Me respekt,

Dr. Osman Maxhera, drejtor i QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi”, Fushë Kosovë