QKMF në Vushtrri

QKMF në Vushtrri mbetet pa materiale të shtypura, detyrohet që barnat dhe udhëzimet t’i përshkruaj në copa letre

Në adresë të KALLXO.com kanë arritur disa fotografi në të cilat shihet përshkrimi i barnave dhe udhëzimet në copa letra nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe jo në letër-recept dhe urdhëresat që përdorën për këtë.

QKMF në Vushtrri

 

QKMF në Vushtrri
QKMF në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë në fund të nëntorit ka hapur tenderin ‘Furnizim me materiale te shtypura për nevoja e QKMF’ në vlerë rreth 9 mijë euro.

Në dosjen e tenderit QKMF ka kërkuar të furnizohet me blloke të ndryshme si udhëzime për konsultime; udhëzime për hulumtime diagostike, recepta për barna; urdhëresa për dhënien e terapisë; certifikata shëndetësore; kartela imunizimi për vaksinim sipas mostrës.

Më 14 dhjetor kompania, N.T. “Agimi-De” – K. Deçan është shpallur fituese e tenderit në vlerë 4 mijë e 496 euro.

Drejtori i QKMF në Vushtrri, Abdullah Vojvoda në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se pritet që së shpejti të furnizohen me materialet e nevojshme.

“Na kemi edhe pak rezerva po po kemi shumë qendra dhe ka shpenzim shumë të madh të letrës. Ne i kemi bo pagesat përmes prokurimit për tërë vitin dhe po besoj që na sjellin brenda 2-3 ditë kontingjentin”, tha ai.