QKMF në Lipjan furnizohet me teste rapide për COVID-19

Komuna e Lipjanit ka njoftuar qytetarët se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë, është furnizuar me teste rapide për SarsCov- 2 nga Ministria Shëndetësisë dhe ka filluar testimi në QKMF.

Sipas njoftimit të komunës, testimet do të bëhen vetëm me rekomandim të mjekut dhe vlerësimit të tij nga pasqyra klinike dhe anamneza pozitive e kontaktit.

“Rezultatet do të raportohen në IKSHPK dhe në bazë të saj personat pozitiv do t’i nënshtrohen obligimeve për mbajtjen e masave të përcaktuara nga Instituti!”, thuhet në njoftim.

Testet rapide për COVID-19 janë teste më të shpejta, rezultati i të cilave bëhet i ditur pas rreth 20 minutave.

Në komunën e Lipjanit aktualisht janë mbi 200 raste aktive me COVID-19.