Ferizaj

QKMF në Ferizaj nga 4 maji fillon vaksinimin e rregullt për fëmijë

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj përmes një njoftimi, i njofton qytetarët e komunës së Ferizajt se nga data 4 maj do të vazhdohet me shërbime të vaksinimit të fëmijëve me kapacitete të plota.

Gjithashtu në njoftim thuhet se UNICEF ka vazhduar me mbështetjen edhe gjatë situatës së krijuar me CoVid-19, duke siguruar pajisje mbrojtëse për ekipet e vaksinimit.

Orari i vaksinimit të fëmijëve është i ndarë me moshën e tyre, fëmijët e moshës 2, 3 dhe 4 muaj kanë orarin nga ora 08:00 deri në ora 11:00 , fëmijët 12-18 muaj kanë orarin nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë disa masa sipas njoftimit fëmijët gjatë imunizimit të shoqërohen vetëm nga një person, i cili gjithashtu duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të mbajë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë, si dhe të shmanget grumbullimi i personave ne pritje te shërbimeve të vaksinimit.

E sa i përket nxënësve meqë procesi mësimor tani për tani po zhvillohet në distancë nga shtëpia, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare njofton se do të vaksinohen pasi që të kthehen në shkollë ose do të organizohet fushatë e veçantë e vaksinimit.