Foto: Imri Ahmeti

QKMF-ja në Lipjan bëhet me stacion dezinfektimi

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan është bërë me një stacion dezinfektimi, i cili është vendosur në hyrje të saj.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Po vazhdojnë masat shtesë preventive, sot është vendosur stacion dezinfektimi në hyrje të QKMF-së në Lipjan. Një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojnë QKMF-në”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në Komunën e Lipjanit deri më tani janë shënuar 2 raste të pacientëve me COVID-19, njëri prej të cilëve është shëruar.

Po vazhdojnë masat shtesë preventive, sot është vendosur stacion dezinfektimi në hyrje të QKMF-së në Lipjan. Një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojne QKMF-në.

Publiée par Imri Ahmeti sur Mercredi 15 avril 2020