Foto: Komuna e Kaçanikut / Facebook

QKMF-ja në Kaçanik pritet të pajiset me aparat të mamografisë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik pritet që të pajiset me aparatin e mamografisë që shërben për diagnostikimin e kancerit të gjirit. 

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Kaçanikut më 17.09.2024.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët me Islamic Relief në vlerë 100 mijë euro, së bashku do të financojmë aparatin e mamografisë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Ky aparat do të jetë pronë e QKMF-së, në shërbim të pacientëve tanë”- thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut. 

Tutje në njoftim thuhet se qytetarët e kësaj komune do t’i kenë më afër shërbimet e nevojshme që ofrohen me këtë aparat mjekësor duke kursyer kohë dhe mjete financiare.