Foto: Komuna e Gjakovës

QKMF e Gjakovës bëhet me autoambulancë të re

Sot qendra kryesore e mjekësisë familje në Gjakovë është pajisur me një autoambulancë të re.

Komuna e Gjakovës, njofton se kjo autoambulancë i ka kushtuar komunës 60 mijë euro.

“Kryetari i komunës, Ardian Gjini bashkë me zyrtarë nga DSHMS kanë pranuar zyrtarisht autoambulancën në vlerë prej 60,000.00 euro e cila do të shërbejë për ofrimin e ndihmës sa më të shpejtë për qytetarin”, thuhet në njoftimin e komunës.

E njëjta ambulancë ishte e planifikuar për këtë vit, sipas buxhetit të komunës.

Kryetari Ardian Gjini, kishte uruar që nevojat e qytetarëve për shërbime mjekësore të jenë sa më të pakta.

“Po provojmë që të pajisim qendrën e Emergjencës me të gjitha elementet, madje në fillim të vitit do të jetë në funksion edhe Qendra e re e Mjekësisë Familjare“, kishte thënë Gjini.