QKK emëron jurinë për vlerësimin e projekteve filmike që kanë aplikuar për subvencionim

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka emëruar jurinë vlerësuese për projektet filmike të metrazhit të gjatë, të cilat kanë aplikuar në konkursin e shpallur në dhjetor të vitit 2024.

Tin Dirdamal, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, Thomas Logoreci dhe Alireza Ghasemi, janë emëruar anëtarë të jurisë vlerësues për projektet filmike të cilat kërkojnë mbështetje financiare nga fondet publike.

Më 12.12.2024, QKK-ja ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, por jo edhe për zhanret e  tjera të filmit siç kishte vepruar në vitet paraprake.

Ndërsa konkursi u zgjat më 13.01.2025 për 24 orë për shkak të problemeve teknike që kanë hasur aplikuesit gjatë aplikimit në platformën online të QKK-së gjatë datës 12.01.2025.