
Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë nga NPB
01.2.2023 - 10:03
Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës për rritjen e çmimit të qirasë nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) për lokalet në Prishtinë.
Protestuesit thonë se qiraja për lokalet që shfrytëzojnë është rritur gati 100 për qind, çka sipas tyre është e pa përballueshme për shumicën e shfrytëzuesve.
Qiramarrësit kanë thënë se do të detyrohen që të dorëzojnë çelësat e lokaleve nëse nuk përfillet kërkesa e tyre për mos shtrenjtim të qirasë së lokaleve.
Aktualisht disa përfaqësues të protestuesve janë duke biseduar me përfaqësues të komunës për kërkesat e tyre.