Qindra protestues në Londër e Berlin protestojnë për vdekjen e afrikano-amerikanit në ShBA

Me qindra njerëz protestuan dje në Londër dhe Berlin në shenjë solidariteti me protestat në
Shtetet e Bashkuara, me rastin e vdekjes së George Floyd, afrikano-amerikanit në Minneapolis, shkruan Reuters.

Në videon e cila u bë virale ku shihet një polic duke ia vendosur këmbën në qafë viktimës dhe duke ia
vështirësuar frymëmarrjen.

Protestuesit u gjunjëzuan në Sheshin qendror Trafalgar të Londrës, duke brohoritur “Pa drejtësi, nuk ka
paqe”, dhe më pas marshuan pranë Parlamentit dhe përfunduan jashtë Ambasadës së ShBA-së.

Policia Metropolitane tha se kishin arrestuar pesë persona jashtë Ambasadës së ShBA-së, tre për shkelje të masave për parandalim nga COVID-19 dhe dy për sulm ndaj policisë.

Qindra protestues organizuan një tubim përpara Ambasadës amerikane në Berlin, duke mbajtur postera në të cilët shkruhej: “Drejtësi për George Floyd”, “Mos na vrisni më” dhe “Kush është qafa
më e fortë”.

Vdekja e George Floyd pas arrestimit të tij të hënën ka shkaktuar protesta në Shtetet e Bashkuara,
duke nxitur protesta masive ndaj paragjykimeve racore në sistemin e drejtësisë penale të ShBA-së.

Disa tubime janë bërë të dhunshme pasi demonstruesit bllokuan trafikun, shkaktuan zjarre dhe u
përleshën me policinë e disa prej të cilëve qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba plastikë në përpjekje
për të rivendosur rendin.