Foto: REL/Reuters

Qindra protestues në Egjipt kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Egjipti është përfshirë nga protestat e rralla anti-qeveritare, me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi.

Qendra për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale e Egjiptit, tha më 21 shtator se 21 persona janë arrestuar, duke përfshirë 2 gazetarë, por nuk është raportuar për ndonjë incident.

Shumë nga rrugët ku u mblodhën protestuesit u pastruan shpejtë nga policia me anë të gazit lotsjellës.

Sisi, ish gjeneral i ushtrisë, kishte qenë kundërshtar i madh i opozitës duke heshtur kritikuesit dhe burgosur mijëra prej tyre.

Qeveria e tij kishte miratur ligje që i bëjnë të paligjshme të gjitha demonstratat publike.

Qindra demonstrues marshuan të shtunën në Kairo, afër sheshit Tahrir – vendi që i dha fund regjimit të liderit Hosni Mubarak më 2011.

Agjencia AFP raportoi se të paktën 74 persona janë arrestuar. Monitoruesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për mbrojtjen e së drejtës për protesta paqësore./REL