Foto: KALLXO.com

Kriza e Covid, 21 pacientë në gjendje kritike

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se 17 pacientë janë në gjendje kritike si dhe katër të tjerë në inkubator.

122 pacientë në QKUK janë më oksigjenoterapi si dhe 69 janë nëpër spitalet e përgjithshme, thuhet tutje në raport.

Në ShSKUK dhe në shtat spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 282 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 103 në Klinikën Infektive, 39 në Pulmologji dhe 17 në njësinë intensive të mjekësisë sportive, bëhet e ditur tutje.

Në nivel vendi janë 4307 pacientë me coronsvirus, 2095 të shëruar dhe 95 të vdekur.

Vetëm mbrëmë kanë vdekur tetë persona nga COVID-19.