Qeveritë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

I emëruari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se Donald Trump është nominuar për herë të dytë për çmim Nobel për Paqe.

Në këtë nominim janë të përfshira edhe Qeveria e Kosovës, dhe ajo e Serbisë.

Grenell shpërndau njoftimin e deputetit suedez, Magnus Jacobsson, i cili kishte ndërmarrë iniciativën për nominimin e këtyre qeverive për çmimin Nobel për Paqe.

Jacobsson në rrjetin Twitter ka shkruar se ky nominim erdhi pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë kam nominuar qeverinë e SHBA-së dhe ato të Serbisë dhe Kosovës për çmimin Nobel për Paqe për punën e përbashkët për paqe dhe zhvillim ekonomik, përmes një marrëveshje të nënshkruar së bashku në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimi janë blloqe të rëndësishme për paqe,” ka shkruar deputeti suedez.

Donald Trump para disa ditësh u nominua për këtë çmim edhe për marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe