Qeverisja e pronave – LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për qeverisjen e pronave komunale dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për pronat komunale.

Në emision tregohet se cilat komuna preken nga ky vendim dhe se a u konsultua ekzekutivi me komunat para se të merrej vendimi.

Po ashtu, këtu tregohet se çfarë projekte u bllokohen komunave nga vendimi i Qeverisë Kurti dhe çfarë paralajmërojnë kryetarët e komunave të prekura nga vendimi.

Të ftuar në debat janë, Besim Myrtezani nga Ministria e Pushtetit Lokal, Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, Bekim Salihu nga Instituti GAP, Bekim Salihu nga Komuna e Gjilanit dhe Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës.