Qeverisja e Përparim Ramës nis larjen e rrugëve me shampon - FOTO

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me pastrimin gjeneral të disa rrugëve dhe parqeve të lagjeve në kryeqytet.

Fotografi të publikuar nga Ilirik Musliu tregojnë procesin e pastrimit të rrugëve, trotuareve dhe rregullimin e parkut të lodrave ne lagjet “Taslixhe” dhe “Dardania”.

“Edhe një e shtunë tjetër me aktivitete në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Sot në lagjet Dardania dhe Taslixhe 1 dhe 2, po merremi me pastrim të rrugëve, rivitalizim të hapësirave të gjelbra, vendosje të rrethojave të sigurisë dhe rregullim të ndriçimit. Çdo ditë të punës e çdo vikend, do të vazhdojmë me shumë punë dhe angazhim, vetëm e vetëm që ta bëjmë qytetin tonë më të jetueshëm, më të sigurtë dhe më të gjelbërt”. Ka shkruar Musliu në Facebook.