Qeverisja e Përparim Ramës në Prishtinë, çka realizoi e ku dështoi në tri vite mandat?
Ardhja e një figure të re në politiken kosovare sjelli një entuziazëm të ri tek qytetarët e Prishtinës, duke besuar së problemet të shumta që preokupojnë këtë komunë do marrin kahje për zgjidhje me ardhjen e kryetarit aktual Përparim Rama.
Ndryshimet e mëdha demografike që ka pësuar kryeqyteti kanë sjellë edhe një varg problemesh tjera që po e kthejnë Prishtinën si një ndër qytet me kaotike në Kosovë.
Trafiku i ngarkuar, problemi i mbeturinave, mungesa e hapësirave të gjelbra, ndërtimet e larta, qenët endacak e problemet me kanalizimi janë vetëm disa temat që rrisin shqetësimin e qytetarëve që jetojnë në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në programin e tij zgjedhor të viti 2021 premtoi një varg projektesh, kështu duke e kthyer Prishtinë si qytet të përjetimeve të mira për qytetarët e saj.
Pasi kanë kaluar tri vite mandat, Përparim Rama kthehet në debatin “Jeta në Komunë” për të diskutuar mbi sfidat dhe telashet që përcjellën mandatit e tij qeverisës.
Investimet infrastrukturore janë disa nga projektet për çka kryetari Rama ndihet krenar edhe pse ende nuk kanë përfunduar.
“ Kemi arrit që në fusha të ndryshme me i shty projektet e mëdha përpara, për një periudhë të gjatë kohore ka qenë shumë problem i madh rruga ‘A’ apo Xhim Xhema siç e kemi riemërua e cili ka fillu edhe jemi duke punu aty me një intensitet të lartë si dhe ndërlidhja e saj më rrugën ‘B’, punët edhe aty janë duke vazhduar me një intensitet të lartë” – tha kryetari Përparim Rama.
Kryetari Rama si sukses të qeverisjes së tij e përmendi edhe zgjidhjen e problemit të kolektorit në lagjen Hajvalia dhe në Kalabri si dhe punimet të cilat janë duke vazhduar në projektin e unazës së brendshme të qytetit.
“Problemin që e kemi pas në lagjen Kalabria me kolektorin edhe kjo tani është rregulluar, po ashtu e kemi edhe unazën e brendshme të kryeqytetit ku punët janë duke vazhduar”- tha Rama.
Pa përmendur kryetari nuk la as investimet që u bënë në infrastrukturën arsimore.
“Jemi duke ndërtuar edhe shkolla të reja në periferi, po ashtu kemi fillu edhe më mësimin tërëditor tani i cili është një ndihmës e madhe për prindërit, fëmije, shkollat ekzistuese si dhe për ekonomit familjare pasi qe tani edhe po ushqehen fëmijët (në shkolla), pra kemi edhe kuzhinën qendrore që ju japim shujta”- tha Përparim Rama
Sa i mbajti premtimet kryetari Përparim Rama, sipas Krypometrit?
Premtimet e kryetarit Përparim Rama të cilat janë dhënë gjatë fushatës me zotimin se do të realizohen gjatë mandatit të tij katër vjeçar, për një kohë të gjatë kanë qenë nën llupen e Krypometri për ti parë nëse ato u realizuan siç premtoi kryetari.
Një nga premtimet e dhëna ishte projekti që do ta lidhë lagjen ‘Arbëria’ me qendrën e qytetit.
“Arbëria do ta ketë platformën që do ta lidhë direkt me qendrën e qytetit”- premtoi kryetari Rama.
Mirëpo, hetimet nga “Krypometri” lidhur më këtë premtim janë duke vazhduar pasi që ky projekt ende nuk është realizuar në tërësi.
Kontrata për projektin e ndërtimit të ishullit Arbëri-Pallati i Rinisë është nënshkruar dhe punimet në këtë projekt janë duke vazhduar, përkundër bllokadave që ka krijuar opozita tha kryetari Rama.
“Problemi me nivelin qendror në aspektin e bllokadave që po ndodhin mirëpo ne prapë po i shtyjmë proceset, punët kanë filluar aty edhe do ta zhvillojmë këtë projekt pak është i vonuar mirëpo projekti është në ndërtim e sipër” – u përgjigj kryetari Rama.
Premtim tjetër ishte së do investohet edhe në pjesë e qytetit të vjetër dukë bërë ndërlidhjen e traditës me modernen sipas premtimet te kryetarit në vitin 2021.
“Qyteti i vjetër do të jetë shëtitorja kulturore e Prishtinës që do ta lidhë traditën më modernen e po ashtu do të lidhet më sheshin Nëna Terezë”- kishte premtuar Përparim Rama.
Derisa sa qeverisja e kryetarit Rama po shkon drejtë fundit ky projekt ende nuk ka marrë kahje, sipas përgjigjes së komunës së Prishtinës, një pjesë e kësaj zone i takon Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe për këtë janë në pritje të një vendimi.
Kryetari Rama u zotua se edhe lagjen Kalabria dhe Emshirë, përmes platformës urbane do ta ndërlidh më lagjen Dardania.
“Kalabria e Emshiri që do të lidhen më Dardaninë dhe me qendrën e qytetit përmes platformës urbane”- kishte premtuar kryetari Rama.
Pas verifikimeve që ka bërë në terren ekipi i “Jeta në Komunë” është parë se ky projekt ende nuk ka filluar, mirëpo komuna e Prishtinës dha një arsyetim për këtë.
“Projekti ideor për këtë zonë ka përfunduar. Kompani private kanë shprehur interes për të investuar në këtë zonë, dhe bazuar në marrëveshjet që do të rezultojnë nga këto negociata direkt, do të mundësohet financimi dhe ndërtimi i plotë i projektit” – thuhet në përgjigjen e komunës.
Në planet e kryetarit Përparim Rama ishte edhe ndërlidhja e lagjes ‘Kodra e Trimave’ me qendrën e qytetit e pjesë e këtij projekti ishte edhe ndërtimi i muzeut modern.
“Po ashtu Kodra e Trimave do të ndërlidhet me qendrën e qytetit nëpër mjet platformës e cila përmban edhe muzeun e artit modern” –
Mirëpo, verifikimet në terren të realizuar me 12.11.2024 tregojnë së as ky projekt nuk ka nisur ende të realizohet edhe pse mandati qeverisës i kryetarit po shkon drejtë fundit.
Ndërsa përgjigja zyrtare e komunës së Prishtinës ka qenë se ky projekt është në proces të aprovimit dhe pa marrë aprovimin nuk do mundë të vazhdohet me procedurat tjera.
“Plani për regjenerimin e lagjes ‘Kodra e Trimave’ është në procese të aprovimi. Deri sa të përfundoj ky proces nuk mund të vazhdojmë me procedura tjera” – thuhet në përgjigjen zyrtare.
Investime u premtua edhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore kështu duke u zotuar së gjatë mandatit katër vjeçar, Prishtinës do t’i shtoheshin edhe shtatë shkolla të reja.
“Ne do t’i ndërtojmë shtatë shkolla, tri prej tyre do të përfundojnë brenda dy viteve e katra tjera do të përfundoj brenda mandatit tonë të parë katër vjeçar” – zotim ky i Përparim Ramës.
Kryetari Rama nuk i doli zotë as premtimit së mandatin do ta përmbyllte me shtatë shkolla të reja të ndërtuar në Prishtinë.
Gjendja në terren tregon së deri me tani nuk është përfunduar asnjë shkollë e re.
“Tri shkolla janë në ndërtimi me Partneritet Privato-Publik; Prishtinë e Re, Matin 1 dhe në Sofali. Këto shkolla pritet të përfundojnë në gusht të 2025. Shkolla në Kalabri është duke u ndërtuar me buxhet të Komunës. Gjithashtu, renovimi i plotë i shkollës në Dardani” – njofton komuna e Prishtinës.
Në vazhdën e premtimeve ishte 50% e shkollave në Prishtinë do të fillojnë më mësimin tërëditor, mirëpo as kjo nuk ndodhi.
“Brenda afatit katër vjeçar 50% e shkollave do të fillojnë më mësimin tërëditor në Komunë e Prishtinës” – kishte premtuar kryetari Rama.
Ndërsa nga 43 shkolla fillore sa janë në komunën e Prishtinës, vetëm pesë prej tyre kanë filluar mësimin tërëditor nga shtatori i vitit 2024.
Shkollat që po zhvillojnë procesin e mësimit terëditor në Prishtinë janë; SHMU “Qamil Batalli”, shkolla e “Gjelbër”, “Xhemail Mustafa”, “Faik Konica”, “Nazim Gafurri”.
Në programin qeverisëse të kryetarit Rama ishte edhe subvencionimi i familjeve që kanë të hyra mujore më pak së 500 euro, ku për secilin fëmijë do të përfitonin 70 euro.
“Do ti subvencionojmë prindërit që marrin më pak së 500 euro në muaj më 70 euro për secilin fëmijë” –
Këtë premtim e realizoi kryetari Rama dhe në muajin nëntor është bërë thirrja e parë për aplikim.
“Thirrja publike për subvencionimin e familjeve me 70 euro për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet private është publikuar me 12.11.2024” – thuhet në përgjigjen e komunës.
“Në Kalabri dhe Hajvali kemi kolektorë të hapur të cilin në do ta zhvillojmë dhe do ta shqyrtojmë problemin brenda periudhës kohore dy vjeçar” – tha kryetari Rama para tri vite.
Kolektori në Hajvali dhe Kalabri vazhdon me qëndru i hapur, pra ky premtim i kryetarit Rama nuk është realizuar gjatë dy viteve të para, mirëpo janë duke vazhduar punimet në këto kolektore.
Fjalët e kryetarit Rama ishin që kryeqytetin do t’a bënte me pishinën olimpike ku do mund ë të shfrytëzohet për sportist kombëtare e ndërkombëtar.
“Do të kemi edhe pishinën olimpike brenda periudhës kohore katër vjeçare në Bernicën e Poshtme” – ishte zotuar kryetari Rama.
Mirëpo, projekti për ndërtimin e pishinës Olimpike në Bernicë të Poshtme ende nuk ka nisur nga komuna, por vetëm është bërë projekti ideor për këtë projekt.
Ndërsa, Instituti për Studime të Avancuar (GAP) nga 206 premtime që i ka premtuar kryetari Përparim Rama ka nxjerrë statistika, se nga ky total 75 premtime nuk kanë nisur të realizohen, 43 prej tyre janë përfunduar, 34 janë gjysmë të përmbushura dhe 54 kanë filluar për realizim.
Kryetari Rama për këto vlerësime të GAP-it tha së nuk është në dijeni për cilat projekte behët fjalë sepse sipas tij janë
“Në aspektin e GAP-it, ndoshta kjo nuk është reale, 206 i ke premtu, 74 nuk janë fillu, munden me i fut aty ndoshta edhe 500-600 apo 800 projekte të cilat nuk janë aty në GAP e kanë fillu e i kemi kry” – tha Përparim Rama.
Diskutim i “nxehtë” mes opozitës dhe kryetarit Përparim Rama
Ballafaqimi i Përparim Ramës me opozitën e kuvendit komunal të Prishtinës mori pjesën me të madhe të diskutimit në debat ku pati shumë akuza e kundër akuza për mënyrën së si u qeveris me kryeqytetin.
I pari nga opozita që mori fjalën ishte asamblisti i VV-së Gëzim Sveçla, i cili e nisi me kritika të shumta për atë se çka bëri kryetari Rama në këtë mandat.
“Është e pamundur për një minutë me i përmend të gjitha çka ka prodhuar kjo qeverisje skandale, por po lidhna në dy sene skandale që i përmendi tha bllokada në rastin e lidhjes së Arbërisë më qendrën. Nuk mundësh me e quajt bllokadë kur nuk aplikon për leje, duhet me marrë leje të IKMM- ja, i keni fillu punët pa leje krejt çka ke banë ja keni jep 10% operatorit ekonomik avansë pa kry asnjë pune” – tha asamblisti Sveçla.
Tutje, asamblisti Sveçla përmendi edhe projekte tjera të rendësihme që u premtuan nga kryetari Rama.
“Asnjë prej premtimeve kryesore nuk është e realizuar, lidhja e Dardanisë me Emshirin jo, lidhja e Arbërise me qendrën jo, tuneli në rrugën Agim Ramadani jo, unaza e jashtme jo, parkingjet nëntoksore jo, asnjë shkollë e re e nisur dhe e përfunduar në mandatin tuaj, asnjë autobusë i ri shtesë, asnjë qendër rinore, asnjë stadium i ri i ndërtuar, asnjë palester” – përmendi Sveçla.
Përveç akuzave për “deshtimet” e projekteve të premtuara të kryetarit Rama nga asamblisti Gëzim Sveçla pati edhe pyetje për kryetarin lidhur më punimet në rrugën “Rexhep Luci” kusipas tij nga gjykata ka një vendim për masë të sigurisë, por pavarësisht kësaj punimet në këtë projekt po vazhdojnë.
“ Qysh ka mundësi për kundër faktit që ka vendim të Gjykatës për masë të sigurisë në rrugën ‘Rexhep Luci’ aty kanë fillu punimet” – pyeti asamblisti i Gëzim Sveçla.
Kryetari Rama këto akuzë të asamblistit Sveçla i quajti hipokrizi e ju përgjigj më kundër akuzë së grupi i asamblistëve të VV-së ka qenë pengesë për kalimin e shumë projekteve.
“Është hipokrizi deri sa pikërisht ky asamblistë bashkë më grupin e tij mundohen me blloku çdo proces. Aty nuk ka absolutisht asgjë jo ligjore, çka po bëjmë ne e kemi banë një projekt fenomenal për kryeqytetin ku po e hjekim asfaltin po e ndërrojmë më materiale të cilat janë gurë të standardit të lartë kanë me u kriju hapësira fenomenale dhe nuk është mbyllë rruga. Rruga është e hapur ashtu sic ka qenë mirëpo më prioritet për këmbësoret, për fëmijët dhe familjet tona” – tha kryetari.
Asamblisti Sveçla kërkoi sqarim edhe për një pyetje tjetër interesante nga kryetari Rama.
“Prishtina u shndërrua në qytet jo funksional, kolona me kilometra, probleme me mbeturina, numër enorm të qeneve endacak, ndërtime pa leje, rrugë me gropa e tana të zezat, a ta ka pas borxh qita Prishtina, pse ja ke marrë inati Prishtinës”- kërkoi përgjigje Sveçla.
Kryetari dha një përgjigje edhe për çështjen e problemit më mbeturinat në kryeqytet.
“Pikërisht ky njeri (Gëzim Sveçla) më disa tjerë këtu në asamble mundohen me e blloku procesin e pastrimit të kryeqytetit, ne kemi vazhdu me e pastru kryeqytetin, pra e dini që prej momentit kur e kemi sjell operatorin privat qyteti ka fillu me u pastru edhe vazhdon me u pastru. E kemi hjek monopolin i cili politikisht është përdorë edhe është blloku qyteti” – tha Rama.
Gjithashtu përmendi edhe pengesat që ja krijoi qeveria në realizimin e projekteve që kishin të bëjnë më kryeqytetin.
“E bllokojnë unazën e qytetit që dy vite e kemi të gatshëm projektin, ndërsa këta nuk e jepin një nënshkrim, ministri i financave atje kur i kemi 40% të fondeve që janë grant, pra këta janë ata që i bllokojnë këto procese” – tha Rama.
Këtë çështje e replikojë edhe asamblisti Sveçla i cili përmendi suficitin buxhetor që çdo vit po i mbet Komunës së Prishtinës.
“Kryeqytetit çdo viti i tepron 50 milion euro suficit, ka mundësi ketë vit edhe me tepër e ky ankohet në projekte të qeverisë, pse qeveria nuk po ja përkrahë projektet e vizionet e tij” – tha asamblisti Sveçla.
Diskutimi mbi suficitin buxhetor vazhdoi nga kryetari Rama i cili dha disa statistika së si qëndron kjo situatë.
“ Prishtina në kohën e tyre i ka shpenzuar 20%, ne kemi ardh, vitin e parë i kemi pas 28% përkundër prapë bllokadave që na i kanë blloku fondet edhe nuk na kanë lanë me i transformu në projekte të cilat ne duam më i shty përpara. Vitin e dytë kemi ngritë në 42% për kundër prapë bllokadave të tyre e tani kemi më i pas përmbi 50%”- tha Rama
Ndërsa, debati i kryetarit për pak kohë vazhdoi me asamblistin e PDK-së Leotrim Retkoceri i cili foli lidhur me akuzat e kryetarit së opozita po bllokon projekte të rëndësishme për kryeqyteti.
“Një pyetje sa i përket bllokadës, na te kemi blloku për Badovcin këtu edhe dul një sinjalizim që janë përfol 50 milionë euro që ti e ke shty atë vendim për shpronësimin e tokave në Badovc, a je ti pronari i milion euro që po përfolën që janë dhanë e janë fol për më kalu ajo pike e rëndit të ditës për ish- klinetin tanë” -tha asamblisti Retkoceri.
Madje asamblisti i PDK-së e përmendi së për shkak të kësaj çështjes së shpronësimit të pronave në Badovcë është prishur edhe koalicioni i PDK-së me LDK-në.
“Kjo është e pavërteta e radhës, këto procese të cilat kanë fillu pikërisht në qeverisjen e mëparshme edhe është dashtë më kalu këtu, e për milionsha folni me njerëzit që kanë fol për milionsha e jo më mu. Ne këtu kemi kry punët procedural të cilat duhet me i kry për secilën pjesë të kryeqytetit” – tha Rama.
E një sqarim i pari i Prishtinës e dha edhe për shkarkimin e drejtorëve të PDK-së ku me pas erdhi edhe prishja e koalicionit
“ I kemi qitë pikërisht për mbeturina, sepse e keni sabotu procesin e pastrimit të qytetit, d.m.th qyteti ka qenë i pa pastër i kemi hjek (drejtorin) e kemi qit jashtë, po ashtu e keni sabotu procesin e digjitalizimit të shkollave edhe për atë arsye ata kane dalë e ne sot e dimë së Prishtina i ka të gjitha shkollat me korrikulat të digjitalizune” – tha Rama.
Diskutimi me replika mesë asamblistit Retkoceri dhe kryetarit Rama vazhdoi prapë me problemin e mbeturinave në qytet.
“Milionë euro për me angazhu kompani private në dëm të një ndërmarrje publike dhe në dëm të një zgjidhje të përhershme të mbeturinave, a e dimë që kryetari i komunës gjithmonë i favorizon kompanitë të caktuara, po kjo është dëshmuar në plotë raste”- shtoi asamblist Retkoceri.
Lidhur më këtë dha një shpjegim me në detaje kryetari Rama, i cili tregoi arsyen e shkarkimit të drejtorit të PDK-së.
“Një periudhë të gjatë kemi pas problemë të vazhdueshëm me pastrimin e kryeqytetit edhe unë drejtorit të atëhershëm i kam jep një afat të caktuar dhe e kam pyet deri kur mundesh me e zgjidh problemin e pastrimit kemi pas data të cilat kanë kalu, më pas mu kanë lutë më shtu edhe tre muj i kam thanë okej i keni edhe tre muj edhe tre muj edhe tre, kanë shku dy vite gati edhe e kemi pas prapë problemin e pastrimit dhe e kam pa që kjo është një sabotazhë e qëllimshme” – është përgjigjur Rama.
Madje, kryetari Rama foli edhe për lehtësimin e problemit më mbeturina që është bërë më angazhimin e kompanisë private për pastrimin e qytetit.
“E kemi marrë operatorin privat dhe për një përiudhë kohore shumë të shpejtë e kemi transformu procesin dhe kemi fillu me e pastru qytetin dhe qyteti sotë është shumë më i paster, tri kompani kanë bërë oferta edhe kompania më e mire ka qenë kjo që është përzgjedhë dhe cdo gjë është brenda ligjit” – tha Rama.
Përballja e kryetarit Rama vazhdoi me asambilsten e VV-së Nora Kelmendi, e cila pyeti kryetarin së ku janë asamblistët e LDK-së pasi që nuk ishin prezent në debat.
Për këtë një përgjigje dha shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së Jeta Rafuna e cila tha së i ka njoftuar të gjithë të marrin pjesë, mirëpo edhe prezenca e saj tha së përfaqëson asamblistët e kësaj parti.
“Ftesën e kanë pas edhe asamblistët e LDK-së sikur të gjithë të tjerët, njoftimin e kam bërë tani prapë i ftova besoj në bashkëngjiten” – tha Rafuna.
Asamblistja Nora Kelmendi vazhdoi diskutimin me kryetarin Rama për numrin e madh të drejtorive që ka komuna e Prishtine e që sipas saj bie ndesh më statusin e kryeqytetit.
“M e tregoni kryetar sa drejtori i keni dhe sa drejtor i keni pasi që sipas statuti të Komunë së Prishtinës duhet ti keni vetëm drejtori ndërsa funksionojnë 18 dhe e dini që themelimi i disa drejtorive ka qenë i jashtë ligjshëm nga ana e MAPL-së”- tha Kelmendi.
Kryetari Përparim Rama lidhur më numrin e drejtorive tha së çdo gjë është në rregull pasi që ja lejon ligji një gjë të tillë.
“Kjo është ligjore nuk ka asgjë kundër ligjore në bazë të ligjit të kryeqytetit ne mund të kriju sa do drejtori që kemi nevojë, pra drejtoritë krijohen në relacion me nevojat e kryeqytetit, 17 drejtori janë për momentin” – tha Rama
Llogari kryetarit Rama ju kërkua edhe për projektin e ndërtimit të tregut modern, galerinë e qytetit, ndërtimin e tetari të ri dhe hapjen e tualeteve.
Keni premtuar ndërtimin e tregut modern nuk e keni ndërtuar këtë treg për tregtaret dhe prodhuesit vendorë , nuk e keni ndërtuar galerinë e qytetit kur do ta ndërtoni, themelimin e një tetari të ri të qytetit edhe këtë nuk e keni bërë, pastaj hapjen e tualeteve publike as kjo nuk është bërë nga ana juaj”- tha Kelmendi
Për disa nga këto premtime dha një shpjegim kryetari i komunës, i cili njoftoi së janë në proces e sipër disa prej këtyre projekteve.
“Tualetet publike janë në proces me drejtorinë Shërbimeve Publike për një tender të rendit sepse i kemi bërë dizajnet janë të dizajnuara edhe shumë shpejtë dalin, ndërsa teatrin e qytetit e kemi në organogram të ri të kryeqytetit edhe është pjesë. E kemi hapë tenderin për tregun e ri, mirëpo e kemi edhe prej sektorit privat ofertën që të investoj 5.7 milionë edhe me parking nëntokësorë edhe me tregun e ri dhe sipas prognozave të mija deri në qershore të vitit të ardhshëm përfundon kjo pjesë” – tha Rama.
Asamblistja Kelmendi, kryetarin Rama ballafaqoi edhe me ankesat që ka pranuar nga qytetaret për ndërmarrjen “Prishtina Parking”.
“Kam ankesa të banorëve që jetojnë në ndërtesat e reja e nuk mund të marrin leje rezidente nga Prishtina Parking për shkak së krye shefi thotë se kemi të bëjmë më parcela private, e dini që në Prishtinë 80% e ndërtesave janë private dhe atyre ju mohohet e drejta që të marrin parkingje rezidente” – tha Kelmendi.
Ndërsa për këtë dha një përgjigje të shkurtë kryetari Rama i cili tha së vetëm duhet të ofrojën dëshmi secili banorë që është rezident dhe mund të ketë lejen e “Prishtina Parking”.
“Çdo kush që mundet me tregu që është rezident mundet me marrë leje për parking, pse ata nuk munden me dëshmu, mirëpo nëse ti e dëshmon që je banorë rezident atëherë mundësh më marre lejen” – u përgjigj kryetari Rama.
Akuzat e opozitës ndaj pushtetit komunal vazhduan nga asamblisti i PDK-së Muhamet Selamni, i cili kërkoi llogari për tenderët një burimor.
“Gjatë mandatit tanë 3 vjeçar deri me sot nga raporti që ekziston në faqen e KRPP-së, ju keni dhënë afro 98 tenderë një burimore apo mbi 12 milionë euro, a mundeni me u përgjigj kujt ja keni jep këta tendera një burimor” – pyeti asamblisti Selmani.
Ndërsa një gjë të tillë, kryetari Rama e quajti krejtësisht ligjore.
“Të gjitha këto projekte të cilat janë të tenderuar janë publike edhe janë për brenda ligjit pra mundeni me i pa sepse janë publike asgjë nuk ka të fshehta, çdo gjë është transparente” – tha Rama.
Në përballje me Asmablenë e Komunës, Rama u sfidua edhe me kritika të tjera të opozitarëve për ndërtimin e spitalit të kryeqytetit.
Asamblistja Kumrije Shabani nga PDK ngriti çështjen e ndërtimit të Spitalit të Kryeqytetit, për të cilin tha se kryetari ende nuk e ka realizuar.
Sipas kryetarit Rama, pavarësisht se komuna i ka kryer të gjitha procedurat, është Ministria e Punëve të Brendshme, e cila sipas Ramës është pronare e parcelës ku është planifikuar ndërtimi, nuk ua japin projektin.
“Ne i’u kemi shku të gjitha procedurave, pra e kemi parcelën, e kemi tokën, e kemi projektin që kemi punu në projekt. Që dy vite faktikisht projekti, i cili është i gatshëm për me fillu ndërtimin, i kemi gjetë edhe fondet, Katari ka qenë i gatshëm edhe ende është i gatshëm që të na ndihmoj për me financu të gjithë spitalin…Ministria e Punëve të Brendshme që është pronare e projektit të Spitalit të Kryeqytetit, nuk na jep projektin”- deklaroi Rama.
Këtë e kundërshtoi asamblistja nga radhët e LVV-së Radije Hoxha, e cila tha se Ministria e Punëve të Brendshme, nuk është pengesë për jetësimin e këtij projekti.
“Absolutisht nuk është e vërtetë. Vetëm tre takime i kemi mbajtë për gjithë mandatin, takime jo funskionale ku është folë kot”- tha Hoxha e LVV-së.
Për ndërtimin e spitalit, Rama kritika mori edhe nga partia tjetër opozitare.
“Prishtina është i vetmi vend në botë që ka QKUK, ndërsa s’ka spitalin e vet”- tha asamblistja e LVV-së Radije Hoxha.
Sipas Hoxhës, për këtë projekt është caktuar lokacioni, është ndarë buxheti prej 1.3 milionë euro, ndërsa plani i projektit thotë se nuk është dorëzuar kurrë në komunë.
“Ne i kemi dy letra të dërguara nga kryetari te ministri Sveçla për me na dorëzu projektin se ka qenë autprësi e tyre dhe ne nuk e kemi projektin… asnjë përgjigje nuk kemi pasë, këtu ka mbetë, ne s’mund ta fillojmë projektin”- u arsyetua Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.
Përveç kësaj, Shabani e PDK-së foli edhe për premtimin e ndërtimit të shtatë shkollave në kryeqytet dhe ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë.
“I ke premtu shtatë shkolla, më intereson me e ditë sa shkolla kanë fillu dhe kur kanë me përfundu?”- pyeti asamblistja Ramën.
Për këtë Rama thotë se shtatë shkollat janë në përfundim, ndërtimin e së cilave për disa e premtoi deri në fund të këtij viti e për disa të tjera në vitin e ardhshëm.
“Shtatë shkolla jemi duke i ndërtu, në gusht të vitit 2025 përfundon shkolla në lagjen “Qndresa” në Prishtinën e re, në mars apo prill 2025 përfundon Shkolla “7 Shtatori”, në dhjetor të vitit 2024 i kemi edhe renovimet në shkollën në Dradani, poashtu kemi fillu në “Sofali” shkollën dhe në “Mati 1”, pra të gjitha shkollat të cilet ne i kemi premtu janë në proces edhe janë në ndërtim e sipër”- tha Rama.
Ndërkaq, për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit, Rama tha se në konsultim me familjen e Jasharëve, ende nuk është vendosur se si duhet të ndërtohet.
“Ne kemi shku nëpër të gjitha procedurat edhe kemi qenë të gatshëm për me ndërtu shtatoren e Adem Jasharit, mirëpo familja nuk kanë qenë e kënaqur për me vazhdu procesin deri tash me ato propozimet që janë dhënë, kanë desht me e vazhdu një proces të ri e tash ne do ta fillojmë edhe një proces të ri për shtatoren e Adem Jasharit”- tha Rama.
E për premtimin e parealizaur për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve, Rama e drejtoi gishtin drejt opozitës së LVV-së duke thënë se asamblistët e tyre “po e bllokojnë punën për ndërtimin e këtij stacioni”.
“Stacioni i ri i autobusëve, e kemi operatorin nga Zvicra që e ka dhënë propozimin edhe me vazhdu procesin, por prap këtu e kemi ekipën këtu që thotë ne këtu s’do të lejojmë bllokadën, s’do të lejojmë investime private te Stacioni i Autobusëve”
Për këtë gjatë debatit, i’u kundërpërgjigj prap asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla.
“S’ka pasë ky stacion aty me ndërtu, ka pasë me ndërtu qendër tregtare, është e vetmja ndërmarrje të cilën e udhëheqë Vetëvendosja edhe e ka marrë për mos me e tjetërsu pronën. Qysh ka tendëncë edhe ambicie vazhdimisht zoti Rama”- tha Sveçla.
Ndërtimet pa leje e “rrugët për miqtë”
Ndërtimet pa leje në Komunën e Prishtinës ishin përballja e radhës mes pozitës e opozitës gjatë debatit “Jeta në Komunë”.
Asamblisti i LVV-së, Ermal Osmani deklaroi se pikërisht pranë shtëpisë së Drejtorit të Inspeksionit, qëndron një ndërtesë pesë katëshe e cila është pa leje dhe se nuk po rrënohet nga komuna.
“Ndërtohet ndërtesë katër-pesë katëshe 100 metra në afërsi të shtëpisë së tij. Sigurisht edhe diellin ja zë edhe prap e lejon ndërtimin. Nuk ka leje”- tha Osmani.
Edhe vetë Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë e pranoi këtë duke thënë se ekziston edhe një rast tjetër i ndërtimit pa leje në afërsi të këtij objekti, por që sipas tij në të dyja rastet janë ndalur punimet.
“Po, ne dy rastet janë ndalu punimet…Punimet janë duke u ndalu dhe janë duke u zhvillu procedurat e tjera që sigurisht mund të qojnë edhe në rrënim”- tha Dushi.
Debatin e vazhdoi tutje asamblisti i LVV-së duke thënë se “si ka mundësi që objekti në fjalë të jetë në afërsi të shtëpisë së drejtorit dhe i njëjti mos t’a rrënoj atë”.
“Thotë ‘s’kam staf’, a s’e llogaritë veten pjesë të stafit a çka? Kur të del prej shpisë, s’i ti qelë sytë është objekti pesë kat. Qysh ka mundësi pesë kat ndër sy të tij çdo ditë edhe thotë ‘është ndalu’, është ndalu nëse ndalohet në përdhesë ose në katin e parë, jo në pesë kat”- tha Osmani.
Tutje, Drejtori Dushi, për numrin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet u arsyetua me mungesën e inspektorëve të ndërtimit duke shtuar se brenda vitit 2024 janë marrë 24 vendime për rrënim të objekteve pa leje në Prishtinë.
“Deri në mars të këtij viti, ne kemi qenë me pesë inspektor të ndërtimeve dhe prandaj mund të ketë pasë probleme në trajtimin e rasteve të ndryshme në kryeqytet”- deklaroi Dushi.
Asamblisti i LVV-së, Ermal Osmani, gjatë fjalës së tij, ngriti edhe çështjen e rrugës “Malush Kosova”, në kryeqytet.
Siç pretendoi ai, ndonëse kjo rrugë nuk ka shumë kohë që është ndërtuar dhe është një rrugë e re, komunarët e Prishtinës e kanë prishur edhe njëherë dhe është ndërtuar përsëri.
“Në rrugën Malush Kosova që është rrugë gjatë 2 kilometra, është shtru në 2015-tën. Ka qenë rrugë e re, asfalt i ri, janë çuditë edhe banorët kur kanë ardhë aty mjetet e punës, bageri e ka gërry asfaltin e ri edhe e ka shtru para një viti asfaltin, asfalt tetë vjeçar”- tha Osmani.
Ai shtoi përgjëgjës për këtë është drejtori i kësaj komune, Krenar Xhaferi.
“Kjo nuk është parë kurrkund deri më tani perveçse në qeverisjen e Përparim Ramës ku është drejtor Krenar Xhaferi, i cili sot është kandidat për deputet dhe bënë reklama në rrugë, nga 500 foto i qet në një rrugë, por asnjëherë nuk shkon në rrugën “Malush Kosova” , sepse s’ka ftyrë prej banorëve”- u deklarua Osmani.
Rrugët e kryeqytetit edhe më tutje në debat u bënë temë diskutimi mes partisë në pushtet dhe opozitarëve në Prishtinë.
“Rruga Gani Rexha ku janë tri familje ka kërkesë që 4-5 vite drejt drejtorit Krenar Xhaferi që të trajtohet rruga që ata kalojnë çdo ditë dhe nuk po gjejnë hapësirë të ndërtojnë atë rrugë ose me asfalt ose me zhavor, deri sa 500m më poshtë ka ndërtuar rrugë 1.5 km për një zyrtarë të lartë të LDK-së Arben Berishes ja knë ndërtu rrugën i cili e ka vetëm pronën dhe nuk banon fare në fshatin Rimanishtë” – tha Femi Osmani nga LVV.
Osmani poashtu akuzoi pushtetin në kryeqytet se disa rrugë ndërtohen “për miqtë e drejtorëve të komunës”.
“I ndërtohet një mikut të një drejtorit dy rrugë për një shtëpi, rruga “Sylejman Mustafa” fshati Rimanisht, ka rrugë më ka 20-50 metra të cilat kanë qasje të drejtëpërdrejtë në rrugën kryesore Prishtinë-Podujevë të cilat janë trajtuar së fundmi me referencë të aktivisteve të LDK-së, ndërsa nuk merren masa për rrugë që spo trajtohen që 5-6 vite” -tha Femi Osmani.
E kryetari Përparim Rama premtoi se problemin e kësaj familje do t’a diskutoj me drejtorin përgjegjës për të i’u dalur në ndihmë.
“Jo nuk po i di këto rrugë në Rimanishtë, mirëpo asnjëherë më parë nuk ka pasë investime më të mëdhaja nëpër gjitha zonat rurale që kanë pas nevojë, këtu e kemi një llot që është i dedikuar për zonat rurale. Unë e mora emrin e kësaj familje dhe do ta diskutoj më drejtorin për me e zgjidhë këtë problem” – tha Rama
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit- sukses apo dështim?
I pari i Prishtinës u sfidua edhe me pytjet e asamblistëve për projektin që ai e promovoi në mandatin e tij.
Projekti milionësh, Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, u bë shkas i replikave të forta mes opizitës e Ramës në debatin “Jeta në Komunë”.
Ishte asamblistja opozitare nga radhët e LVV-së, Triera Kaumi Berisha e cila duke ngritur dyshimet për sukseset e këtij projekti, pyeti kryetarin për ndikimin e e projektit që u solli qytetarëve.
“Cilat janë projektet që Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit i ka bërë e qytetari i Prishtinës sot i gëzon” -pyeti asamblistja Kaumi Berisha.
Rama i’u përgjigj asamblistes duke thënë se ky projekt është i realizuar që një vit dhe jo që tri vite.
“Që një vit e gjysmë është Arkitekti i Kryeqytetit nuk është që tri vjet, ti duhesh më i banë projektet fillimisht për me i nisë ndërtimet, për shembull e kemi ne një kontratë më Arkitektin e Kryeqytetit për tri vitet e ardhshme të cilat janë katër milionë në vit edhe e kemi projektin për shembull platforma, sheshi Xhorxh Bush, rruga ‘Agim Ramadani’. Ne i kemi 65 projekte sot, të cilat nuk e kanë kalu ende 5.7 milionshin” – u përgjigj kryetari Rama.
Edhe asamblisti tjetër i LVV-së Gëzim Sveçla kritikoi Ramën për këtë projekt.
“5.6 milionë janë dhënë deri sot për Arkitektin e Kryeqytetit, nuk ka ndonjë objeket të prekshëm që e gëzojnë qytetarët sot”- tha Sveçla.
Jo veç nga Lëvizja Vetëvendosje, por Arkitiketi i Kryeqytetit mori vërejtje edhe nga partia tjetër opozitare, PDK.
“Në buxhetin e vitit 2025 i ke nda 500 mijë euro, ndërsa ke nnëshkru kontratë plot 12 milionë euro. Kush ka me t’i pagu ty për Arkitektin e Kryeqytetit mbi 7 milionë ose 8 milionë të tjera që e ke nënshkru kontratën për tri vjet ?”- pyeti asamblisti Leutrim Retkoceri nga PDK.
Retkoceri nga PDK kritikoi Ramën e LDK-së edhe për disa kredi që ai pretendon se kryetari i mori dhe i pagoi brenda një dite.
“Të gjitha kreditë ti i ke marrë në të jëjtën ditë dhe i ke mbyllë në të njëjtën ditë, bile bile është edhe njëfar fantazme që ke marrë kredi në vitin 1900, qysh mundet me ndodhë kjo punë?”
Këtë e kundërshtoi kryetari Përparim Rama, i cili tha se kjo nuk është e vërtetë.
“Jo, nuk është e vërtët që i kam marrë në të njëjtën ditë e i kam mshelë në të njëjtën ditë, s’po di ku je duke i shiku, mirëpo ajo nuk është e vërtetë”- tha Rama.
Tutje, partia tjetër opozitare, LVV akuzoi kryetarin për disa takime që ai kishte pasur në Itali me disa biznesmenë, për çka thonë se ka pasur ndarje të projekteve për Prishtinën në ato takime.
“Le të na tregon me krejt me të cilët është taku në liqenin Komo të Italisë edhe cilat janë marrëveshjet që i ka arritë aty?”- tha Gëzim Sveçla nga LVV.
Sipas Sveçlës, projekti “Verë n’dimër” është ndarë gjatë kësaj vizite të kryetarit në Komo.
Këtë e kundërshtoi ashpër kryetari Rama.
“Absolutisht s’ka ndodhë kurrgjë në Komo, çka ka ndodhë në Komo? Po çfarë “Verë n’dimër”, këto janë rrena të kota. Këta fshihen, unë jam super transparent, unë i takoj të gjithë edhe kam me i taku çdo herë se neve na vyejnë investitorë”- u kundërpërgjigj Rama.