Qeveria vazhdon të heshtë për nisjen e ndërtimit të “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”

Të premten, më 20 gusht, zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, por edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Goran Rakiç, nisën ndërtimin e “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”.

Siç u tha, shteti serb synon të investoj rreth 6 milionë euro për ndërtimin e një objekti universitar në veri të shtetit të Kosovës.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një koment nga Qeveria e Kosovës që nga e premtja, por ekzekutivi kosovar nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara.

Përgjigje nuk ka kthyer as ministrja e Arsimit, Arbrie Nagavci, ani se KALLXO.com tentoi disa herë të kontaktoj me të.

Përveç heshtjes së zyrtarëve qeveritar, as deputetet e partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila aktualisht drejton qeverinë e vendit, nuk kanë reaguar.

Ndërkohë, partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar duke thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti duhet të reagoj dhe të ndërmarrë veprime. Ndërsa në reagim, është kritikuar edhe qasja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Arsimit i është përgjigjur LDK-së përmes një reagimi në Facebook.

Zv/ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i kundërpërgjigjet LDK-së pas reagimit për Universitetin në Mitrovicë të Veriut

www.kallxo.com