Ilustrim

Qeveria vazhdon shtesat për punëtorët shëndetësorë edhe për muajin janar

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia vazhdojë edhe për muajin janar ndarjen e shtesave prej 60 eurosh për personelin shëndetësorë.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ky vendim është marrë për të mbuluar hendekun deri në shkurt, kur pritet të ekzekutohen pagat sipas Ligjit të ri.

“Bëhet fjalë për vazhdimin e shtesës për punëtorët e sektorit marrë parasysh që Ligji i pagave pritet të hyjë në fuqi, ndërsa shtesa ka qenë e paraparë deri në fund të vitit fiskal aq sa ka pasur mbulueshmëri nga buxheti i vitit të kaluar. Ju ftoj ta vazhdojmë këtë shtesë edhe për muajin janar, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave dhe ekzekutimin e pagave me ligjin e ri prej muajit të ardhshëm”- ka thënë Murati.

Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik në muajin janar.

Qeveria ndan 50 euro shtesë për zyrtarët publikë edhe për muajin janar