Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Qeveria vazhdon mandatin e dy anëtareve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e mandatit për dy anëtare të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Sipas këtij vendimi, anëtareve Shukrije Statovci dhe Valbona Çitaku do u vazhdohet mandati edhe për tri vite.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka paraqitur kërkesën para kabinetit qeveritar.

“Paraqes para jush propozim vazhdimin e një mandati tjetër për anëtaret e Komisionit për viktimat e krimit në përbërje prej Shukrije Statovci eksperte mjekësore nga Oda e mjekëve të Kosovës dhe anëtaren Valbona Çitaku nga shoqëria civile”- ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se që nga viti 2021 ne si ministri kemi ndarë 250 mijë euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Qeveria e Kosovës më 20 prill 2020 ka emëruar pesë anëtarë të Komisionit për kompensimin e Viktimave të Krimit.

Anëtarët e komisionit janë emëruar më mandat tre vjeçar.