Qeveria udhëzon ministrinë të caktojë kriteret për ndarjen e fondeve lidhur me vërshimet

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka ndarë 1 milion euro për komunat e vërshuara nga shiu, në javën e parë të janarit.

Ministria e Pushtetit Lokal pritet të përcaktojë kriteret për kompensim nga komisioni ndërministror për verifikim, vlerësim dhe koordinim.

“Dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale ndërsa dëmet në bujqësi do të kompensohen nga buxhetet komunale dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet tutje.

Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu mori vendim për transferimin e disa ish-sekretarëve të Ministrive nëpër pozita të reja.

Qeveria në detyrë sistemon disa ish-sekretarë të ministrive