Pika kufitare në Jarinje - Foto: KALLXO.com

Qeveria ua heq kartonin e gjelbër atyre që hyjnë në Kosovë

Ministria e Financave së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bankën Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit janë marrë veshë për të mbuluar primin e sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim do të mbulojë gjithë vitin e mbetur të 2020.

“Për të gjitha veturat dhe motoçikletat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe janë subjekt i kësaj Marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon njëqind për qind (100%) të vlerës së primit të policës kufitare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

“Subjekt i kësaj marrëveshjeje janë të gjitha veturat e bashkatdhetarëve dhe të huajve që janë nën regjimin e Kartonit të Gjelbër dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, përjashtuar veturat e regjistruara në Republikën e Malit të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë”, thuhet tutje në njoftim.

Një njoftim të ngjashëm sot e dha edhe Banka Qendrore e Kosovës, por që BQK kishte deklaruar se po bëhet fjalë për një ulje të çmimit për 35%

BQK e ulë përkohësisht tarifën e sigurimit kufitar për mërgimtarët