Qeveria u kthehet mbledhjeve në distancë

Qeveria e Kosovës ka ndërruar mendjen për formatin e mbajtjes së mbledhjes.

Ekzekutivi ka njoftuar se mbledhja do të mbahen nga ora 18:00 por në mënyrë elektronike, ndryshe nga njoftimi paraprak.

Në këtë mbledhje pritet të miratohet disa masa që Avdullah Hoti i prezantoi më parë lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

Hoti prezantoi disa masa që priten të votohen sonte në mbledhjen e Qeverisë.

  1. Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit.
  2. Do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke mobilizuar në nivel vendi edhe ata që nuk janë të punësuar, veçanërisht në infermieri e mikrobiologji.
  3. Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virulogjik. Do të krijohen kapacitetet deri 500 teste brenda ditës. Të krijohen kapacitete në regjione. Do të blejmë edhe 100 mijë teste shtesë. Por, do të bëjmë një formë të prioritetit se kush do të testohet, duke filluar nga një person që ka sëmundje kronike.
  4. Do të vendosim buxhetin në dispozicion për të siguruar 100 mijë teste, deri në 500 mijë vaksina sezonale, për të siguruar vaksina COVID në lidhje me protokollet e OBSH-së kurdo që ajo është e gatshme. Për të blerë 7 aparatura për testime virulogjike.

Masat kundër pandemisë që u ndërmorën sot nga Qeveria Hoti