Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak FOTO:ZKM

Qeveria tregon temat që u folën në takimin Kurti - Lajçak

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate ka thënë se Kurti e Lajçak kanë diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes si dhe çështjet e tjera aktuale.

“Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”- thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Lajçak flet pas takimit të mbyllur që kishte me kryeministrin Kurti