Qeveria tregon se cilët janë kandidatët për anëtarin joekzekutiv të bordit të BQK-së

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosvës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit ka miratuar listën e kanidatëve të propozuar nga Banka Qendrore të Kosovës për anëtarë të bordit në pozitën e anëtarit jo ekzekutiv.

“Dje Zyra e Kryeministrit ka pranuar njoftimin nga Banka Qendrore e Kosovës me listën e kanidatëve të përzgjedhur për pozitën e anëtarit joekzekutiv në BQK”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka bërë të ditur se kanë bërë përgatitjet.

Emrat e personave të propozuara janë: Arta Hoxha, Esida Bujupi, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Nora Rraci.