Qeveria tregon ditën kur do nisë pagesa e 170 eurove

Ministrja  e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se nga e hëna do të nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar nga Pakoja Emergjente.

“Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset” ka shkruar Bajrami.

Ajo iu ka kërkuar falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat e pagesave që sipas saj pasi ishte pamundshme të kryheshin pa u rishikuar buxheti.