Qeveria thotë se mbulimi i policave për mërgimtarët është shumë simbolike

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përmes së cilit do të mbuloj primin e policave kufitare për mërgimtarët.

Hekuran Murati, ministër i Financave ka thënë se rimbursimi për mërgimtarë do të bëhet përmes një formulari por që nuk është bërë e ditur se kur do të filloj mbulimi i policave.

Murati bëri të ditur se vitin e kaluar Qeveria ka ndarë pesë  milionë euro për  mbulimin e policave kufitare për mërgimtarët por që nuk janë shpenzuar të gjitha.

“Rimbursimi do të bëhet përmes një formulari, shumë shpejt Ministria e Financave do të dal me një udhëzues. Vitin e kaluar janë dhënë pesë milionë euro por nuk janë shfrytëzuar të gjitha, duhet ta shikojmë edhe faturën e dhjetorit por nuk besoj që është tejkaluar shifra tre milionë. Kjo është një shumë simbolike në krahasim me kontributin e mërgatës në Kosovë”, tha ai.

Qeveria vazhdon mbulimin e policave kufitare për mërgatën