Qeveria thirrje mërgimtarëve të blejnë policën kufitare ‘online’ për të shmangur kolonat në kufi

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar nga mërgimtarët që të blejnë policën kufitare ‘online’ për të evituar kolonat dhe pritjet në pikat kufitare.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbuloj koston e policës kufitare për mërgimtarët ndërsa aplikimi për subvencionim bëhet në mënyrë ‘online’.

“Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë. Mbështetja vlen për auto veturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.PS. Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit”, thuhet në njoftim.

Policën kufitare mund ta bleni ‘online’ përmes linkut më poshtë:

https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

Aplikimi për rimbursim të kostos bëhet duke plotësuar këtë formular:

https://masa4-5.rks-gov.net

Byroja e Sigurimeve apel mërgimtarëve që ta paguajnë policën kufitare