Qeveria themelon Komisionin ndërministror për investime strategjike

Qeveria në detyrë ka marrë vendim sot që të formojë Komisionin ndërministror për investime strategjike.

Anëtarë të përhershëm të Komisionit do të jenë 5 ministra, derisa do të shtohet edhe ministri i linjës ku caktohet investimi strategjik, kryetari i komunës ku planifikohet investimi strategjik si dhe avokati shtetëror.

Kryesuese e këtij Komisioni do të jetë Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.