Qeveria e Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit në Facebook

Qeveria themelon grupin punues për përmbushjen e parakushteve për marrëveshjen me MCC-në

Qeveria themelon grupin punues për përmbushjen e parakushteve qe rrjedhin nga Marrëveshja Kompakt e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Qysh e dini me 28 korrik Kuvendi ka miratuar ligjin për marrëveshjen kompakt te sfidave të mijëvjeçarit dhe marrëveshja për implementimin e programit ndërmjet RKS dhe SHBA. Për te siguruar përmbushjen e këtyre parakushteve propozoj themelimin e grupit punues”, tha Kurti.

Përbërja e grupit punues do të jetë si një vijim: Urtina Zeka, nga zyra e kryeministrit kryesues e grupit, Fjolla Mikollovci nga Ministria e Financave, zëvëndëkryesusese, Sofije Kika anëtare, Sabit Gashi ministria e Ekonomisë anëtarë, Qëndresa Morina ministria e Ekonomisë anëtare, Bekim Brahimi ministria e Ekonomisë, anëtar Bubuqë Hydaverdi ministria e Ekonomisë, Burbuqe Hasani nga KOSTT anëtare.

Në korrik të këtij viti, Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në ceremoninë e Kongresit amerikan kanë nënshkruar marrëveshjen e programit Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Marrëveshja pritet t’i sjellë Kosovës mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.

Kurti: Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA është investimi më i madh në sektorin e energjisë