Qeveria tërheq Projektligjin për plotësimin e Kodit të Procedurës Penale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka konfirmuar vullnetin për vendimet e Qeverisë që kanë mbetur në procedurat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kabineti qeveritar ka rekomanduar që të procedohen tutje për shqyrtim në procedurat e Kuvendit Raporti i Statistikave Zyrtare për vitin 2019 dhe Raporti Tremujor Financiar për vitin 2020, ndërsa të tërhiqen nga procedurat e Kuvendit Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024.