Ilustrim

Qeveria: S’ka vendim për shtyrje të mësimit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur për KALLXO.com se ende nuk ka ndonjë vendim për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor”, tha ai.

Në media është duke qarkulluar lajmi se nisja e vitit shkollor 2021/22 mund të shtyhet deri më 13 shtator dhe nuk do të fillojë më 1 shtator ashtu siç ishte planifikuar.

Për këtë nuk është njoftuar as Sindikata e Arsimit. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për KALLXO.com se ende nuk kanë marrë konfirmim nga Ministria në lidhje me këtë çështje.

Dje, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se pas një takimi me drejtorët komunal, janë pajtuar që mësimi të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike.

Jasharaj: S’kemi konfirmim nga Ministria nëse do shtyhet fillimi i vitit shkollor