
Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook
Qeveria shpenzoi më shumë para në çerekun e fundit të 2022-ës
Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, tetor-dhjetor 2022, të hyrat e përgjithshme qeveritare, ishin 732.1 milionë euro, duke shënuar kështu një rritje në krahasim me tre mujorin e njëjtë të vitit 2021, që kishin vlerën e 621.1 milionë euro.
ASK tregon se cilat kush janë kontribuuesit më të mëdhenj të këtyre të hyrave.
“Pjesën më të madhe të të hyrave e për bëjnë: tatimet në produkte (67.0%) të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura (13.0%); aktivet dhe detyrimet financiare (11.0%); pagesat për prodhimet jo-tregtare (4.0%); ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.”-thuhet në komunikatë.
Mbi 966 milionë euro shpenzime
Në anën tjetër, shpenzime e përgjithshme qeveritare, sipas ASK-së, në tremujorin e katër 2022 ishin 966.5 milionë euro, që është një rritje e shpenzimeve, për të njëjtën periudhë të vitit 2021 që ishin 822.6 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet me 19.0 për qind, subvencionet me 18.0 për qind, kompensimi i punëtorëve me 18.0 për qind, formimi i kapitalit bruto me 15.0 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
Sipas të dhënave, në tremujorin e fundit të vitit 2022, vërehet se shpenzimet ishin më të larta në krahasim me tremujorët paraprak të të njëjtit vit.
TM1- 2022 | TM2- 2022 | TM3- 2022 | TM4- 2022 |
459.7 mil.€ | 581.7 mil.€ | 615.9 mil.€ | 966.5 mil.€ |
Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin “Llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM4 2022). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.